E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e pages se 13 buxhetoreve u ulen perfitimet

TIRAN- shte i dyti vit qe punonjesit buxhetore nuk marrin si shperblim pagen e 13 me rastin e festave te fundvitit. Me nje vendim te marre ne nentorin e vitit te shkuar qeveria miratoi dhenien e nje shperblimi prej 10 mije lekesh per punonjesit buxhetore duke hequr pagen e 13 e cila ishte bere zakon te jepej cdo fundviti.


Pra sipas ketij vendimi te ardhurat e punonjesve gjate 12 muajve te vitit do te jene paga mujore plus shtesat sipas profesionit si dhe shperblimi prej 10 mije lekesh nderkohe qe me pare ne vend te shperblimit ishte paga e 13. Eksperte te zyrave te finances ne institucionet buxhetore pohojne se ne realitet paga mujore e nje punonjesi eshte rritur por perfitimi vjetor i tij eshte ulur.


Shuma e parave qe me pare merrej ne formen e pages se 13-te tashme eshte copezuar duke iu dhene punonjesve ne forme rritje page cdo muaj.


Ne keto kushte perpos deklaratave per rritje te pagave te punonjesve gjate ketyre viteve gjate ketyre dy viteve te ardhurat totale te mjekeve infermiereve mesuesve etj. kane qene me te uleta krahasuar me periudhen kur nuk ishte aplikuar rritja si dhe shperblimi prej 10 mije lekesh.


Ne kete periudhe ka qene shuma qe perfitohej nga paga e 13 e cila ne vlere ishte me e madhe se sa perfitimi qe punonjesit marrin pergjate nje viti nga rritja e pagave. Ky eshte nje perfundim ne te cilin dalin edhe punonjesit me paga mesatare pasi bejne bilancin e te ardhurave te tyre ne fund te ketij viti.


eshtja e rritjes reale te pagave eshte bere shpesh here shkak per debate te shumta ne Komisionet Parlamentare ne lidhje me perfitimet neto qe kane punonjesit pas aplikimit te rritjeve qe jane deklaruar deri me tani nga ekzekutivi.


Referuar tabelave te pagave per secilin profesion te miratuara disa muaj me pare nga qeveria si dhe perllogaritjeve qe bejne specialistet e fushes paga mesatare e nje infermieri vertitet ne rreth 38 mije leke.


Kjo eshte paga bruto pasi ajo qe merr ne dore duhet te zhvishet nga detyrimet ndaj shtetit sic jane sigurimet shoqerore sigurimet shendetesore dhe tatimi mbi pagen.


Pas zhveshjes nga keto detyrime paga neto zbret ne rreth 29 mije leke. Sigurisht qe gjate viteve te fundit pagat e uleta dhe te mesme kane njohur rritje por njekohesisht jane shtuar edhe detyrimet.


Pergjate ketyre dy viteve 2009 dhe 2010 zyrtarisht qeveria ka aplikuar nje rritje te pagave mesatarisht me 7 per qind. Nese merret ne konsiderate nje rritje mesatare e pages 7 per qind e cila konvertohet ne rreth dy mije leke ne muaj nje infermier perfiton pergjate nje viti rreth 24 mije leke shtese.


Kesaj shume i shtohet edhe shperblimi prej 10 mije leke qe ka filluar te aplikohet gjate ketyre dy viteve te fundit duke e cuar perfitimin vjetor ketij nepunesi ne 34 mije leke.


Ne fakt shperblimi prej 10 mije lekesh nuk merret i plote pasi mbahet tatimi prej 10 per qind duke e zbritur perfitimin ne 33 mije leke. Kjo eshte shuma mesatare shtese qe nje infermier perfiton nga rritja e pages si dhe aplikimi i shperblimit prej 10 mije leke.


Nese nuk do te ishte aplikuar rritje page pergjate ketij viti e cila ishte mesatarisht dy mije leke nga kjo shume duhen zbritur detyrimet per infermieret vetem duke u mjaftuar me dhenien e pages se 13 ne fund te vitit ata do te ishin me te pasur.


Referuar ketyre treguesve verehet fare qarte se rritja e pagave duke mos dhene pagen e 13 ka ulur perfitimet reale te cdo punonjesi me kete kategori page. Zakonisht pagat e rritura per te gjithe kategorite e punonjesve publikohet ne masen bruto te tyre por shuma qe realisht perfitohet eshte ajo qe mbetet pasi nga rroga jane zbritur te gjitha detyrimet si sigurimet shoqerore tatimi etj.


SHNIMI

Ekspertet e zyrave te finances ne institucionet buxhetore pohuan se ne realitet paga mujore e nje punonjesi eshte rritur perfitimi vjetor i tij eshte ulur. Shuma e parave qe me pare merrej ne formen e pages se 13-te tashme eshte copezuar duke iu dhene punonjesve ne forme rritje page cdo muaj.


Sipas vendimit te qeverise te ardhurat e punonjesve gjate 12 muajve te vitit do te jene paga mujore plus shtesat sipas profesionit si dhe shperblimi prej 10 mije lekesh nderkohe qe me pare ne vend te shperblimit ishte paga e 13


Gjate 2009-2010 qeveria ka aplikuar nje rritje te pagave mesatarisht me 7. Nese merret ne konsiderate nje rritje mesatare e pages 7 e cila konvertohet ne rreth dy mije leke ne muaj plus shperblimin 10 mije leke nje infermier perfiton pergjate nje viti rreth 33 mije leke shtese ndersa shuma qe do perfitonte nga paga e 13 eshte 38 mije leke


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›