Leximi i mendjes, shkencëtarët zbulojnë metodën

Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi një mënyrë për të lexuar mendjen e njerëzve.
Zbulimi i madh do të ndihmojë personat me aftësi të kufizuara të të folurit që të komunikojnë nëpërmjet leximit të mendjes.
Shkencëtarët studiuan për një kohë të gjatë mënyrën e formimit të fjalëve në trurin e njeriut.
Duke përdorur elektroda ata gjetën zonën e trurit që është e përfshirë në krijimin e 40 apo më shumë tingujve, të cilët formojnë gjuhën angleze.
Më pas, ata zbuluan se secili prej këtyre tingujve ka sinjal të veçantë që mund të lexohet nga një program kompjuterik.
Nëpërmjet programit kompjuterik, ata mund të kuptojnë se çfarë po mendojnë personat me aftësi të kufizuara.
Puna kërkimore u ndërmor nga shkencëtarë të universitetit të Uashingtonit.
Ata morën në studim 4 persona, të cilët vuanin nga sëmundja e epilepsisë dhe vendosën në kokat e tyre 64 elektroda.
Një nga studiuesit thotë se edhe pse për momentin nuk mund të lexojë plotësisht mendjen e dikujt, si fillim ka provat e duhura se kjo mund të bëhet. /abcnews/