E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Qeveria e re më e madhja nga vendet e BE-së, do jetë barrë për shqiptarët

Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si të fryrë qeverinë e re të shpallur sot nga Edi Rama.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha e krahasoi qeverinë e re si atë të Bjellorusisë duke theksuar se ajo do të jetë një barrë e madhe për shqiptarët

“Ndërtimi i një qeverie më të madhe se Italia, Spanja, Gjermania dhe të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian është një thes i rëndë mbi barrën e taksapaguesve shqiptarë.  Problemi është se mbi shpatullat e taksapaguesve shqiptarë do të rëndojë qeveria më e madhe aktualisht ia kalon vetëm Bjellorusia. Bjellorusia ka qeverinë më të madhe sesa qeveria që u shpall sot nga kryeministri i ardhshëm u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›