E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezha gati për sezonin turistik, pastrohet rëra dhe hapësirat publike

TIRANË, 15 maj/ATSH/ Në plazhet e Lezhës vijojnë përgatitjet për sezonin veror, me qëllim garantimin e kushteve sa më të mira për pushuesit vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga puna që po kryhet për sistemimin e rërës dhe mirëmbajtjen e hapësirave në Lezhë.

“Punimi i rërës në plazhet e Lezhës dhe puna për hapësirat publike tashmë është kthyer në një proces të përvitshëm, për të garantuar kushte sa më të mira për pushuesit dhe një ambient sa më të pastër, funksional e mikpritës për të gjithë”, tha Rama.

Këto punime janë pjesë e përgatitjeve sezonale të bashkisë Lezhë, të cilat synojnë rritjen e cilësisë së shërbimeve në plazhe dhe përmirësimin e imazhit turistik të zonës bregdetare.

Në të gjitha bashkitë bregdetare të vendit prej prillit po zhvillohet një aksion kombëtar  pastrimi, për t’i paraprirë përgatitjeve për sezonin turistik.

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›