E Diel, 1 Nëntor 2026

Në kërkim nga GJKKO, arrestohet i dyshuari për trafik narkotikësh në vendet e BE-së

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Një person i dyshuar për trafik narkotikësh drejt vendeve të Bashkimit Evropian është arrestuar nga policia.

Policia njoftoi sot se “sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim Marcel Liçaj alias Marcel Grembi”.

Sipas policisë, ndaj tij  GJKKO-ja ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, në vendet e BE-së.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›