E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezha mes plehrave, në disa lagje gjendja është kritike

Pavarësisht planit të masave të prezantuar para dhe pas zgjedhjeve vendore, konkretisht asgjë nuk ka ndryshuar situatën e mbejtjeve në Lezhë. Pas disa muajsh nga aksioni situata ka mbetur e njëjtë, madje në disa raste ajo është agravuar akoma më keq.

Premtimet e bashkisë së Lezhës për të ndërhyrë në disa lagje problematike, nuk sollën asgjë të re, ndërsa mbetjet vazhdojnë të qëndrojnë aty ku ishin më parë. Në përroin e Fildanës në afërsi të tregut në qytetin e Lezhës, situata e krijuar është mjaft kritike, ndërsa bashkia nuk ka marrë asnjë masë për largimin e tyre. Po kështu situata e tillë është edhe në komunat Balldreni, Shengjini, Zejmeni apo dhe Dajçi. Vetë banorët tregojnë se sa shqetësim është kur shikon përpara shtëpisë pirgje me plehra.
 

Ideja për të patur një mjedis të pastër, mbeti thjesht ide, e ndërsa për banorët që preken nga këto mbetje situata nuk ka patur ndonjë ndryshim për t`u vlerësuar. Burime nga agjensia rajonale e mjedisit të Lezhës kanë bërë të ditur se në fillim të shtatorit do të këtë një rikthim të inspektimeve në zonat e identifikuara më parë me probleme mjedisore për të gjitha komunat e bashkitë, duke deklaruar se nuk do të mungojnë sërish ndëshkimet.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›