E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lezha përballet me dëme gjithnjë e më të mëdha nga ndryshimet klimatike, kërkohet veprim urgjent

Ndryshimet e temperaturave, thatësira e zgjatura dhe stuhitë intensive po ndikojnë ndjeshëm në ekosistemet pyjore në Lezhë, duke rritur rrezikun e degradimit të mjedisit dhe humbjen e bio diversitetit. Këto shqetësime që lidhen me fenomenin global te ndryshimeve klimatike, janë bërë publike nga specialisti i pyjeve inxhinier Zef Imeraj.

“Ky kapërcim klimaterik, efektet më të mëdha janë përqendruar në rajonin e Mesdheut dhe si pjesë e tij edhe ne. Nga kjo është bërë e mundur që të ndryshojnë raportet midis natyrës dhe ngjarjeve të mëdha natyrore”, u shpreh specilisti i pyjeve Zef Imeraj.

Specialisti i pyjeve Zef Imeraj bën thirrje për një angazhim të menjëhershëm dhe të koordinuar të të gjitha strukturave përgjegjëse për të minimizuar pasojat afatgjata.

“Duhet të krijojmë një barrikadë për përshtatashmërine dhe ndaljen e dëmeve që shkakton ngrohja globale”, tha Imeraj.

Rajoni i Lezhës, i njohur për pasuritë natyrore dhe bio diversitetin e pasur, përballet me një sfidë serioze që kërkon vëmendje të shtuar dhe veprim të shpejtë për të parandaluar dëme të parikuperueshme në të ardhmen.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›