E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vengu: FA zhvillojnë stërvitje me aleatët e NATO-s në Bullgari

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë më dije se efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore, janë të angazhuar në misionin “eVA 05” në Novo Selo, Bullgari.

Si pjesë e grup-batalionit të NATO-s, (Forward Land Force, Battle Group, Bulgaria) trupa jonë ushtarake ka zhvilluar veprime të luftimit në qendrat e stimuluara në nivel grup-batalioni, krah trupave aleate.

Ministri përmes rrjeteve sociale ka ndarë momente nga stërvitja, ndërsa është shprehur se “forcat tona synojnë rritjen e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave aleate, duke përgatitur efektivët për të vepruar së bashku në mënyrë sa më efektive”.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›