E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vaksinimi i të imtave, fushata përfundon në muajin qershor

Fushata e vaksinimit të bagëtive të imta është drejt përfundimit. Ajo ka nisur në fund të muajit janar të këtij viti dhe pritet të përfundojë në muajin qershor.

“Vaksinimi kundër brucelozës ka filluar në fund të janarit dhe përfundon në qershor.  Deri tani është realizuar rreth 25 % e vaksinimit për arsye të fazës së pjellorisë”, u shpreh Peposhi.

Peposhi thekson se vaksinimi i të imtave është një proces që përsëritet çdo pesë vjet.

“Vaksinimi i kafshëve është efektiv për 5 vite”, tha ai.

Përgjegjësi i shërbimit veterinar bën thirrje që fermerët të tregohen bashkëpunues gjatë kësaj fushate, duke siguruar kushtet e duhura për kryerjen e vaksinimit.

Ai thekson rëndësinë e vaksinimit në kohën e duhur, për të parandaluar sëmundjet dhe për të mbrojtur shëndetin e kafshëve. Në qarkun e Kukësit numërohen rreth 45 mijë krerë të imta, një numër që është ruajtur i qëndrueshëm ndër vite.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›