E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura Shtetërore: Nesër nis plotësimi i formularëve A1

Ministria e Arsimit ka bërë publik formularin A1 dhe A2 dhe plotësimi i tyre nis që nesër. Afati fundit i dorëzimit do të jetë 10 marsi.  Sipas udhëzimit të ministrisë pas plotësimit këto formular do të dorëzohen në drejtoritë përkatëse pranë shkollave të tyre. Sa i përket detajevet të tjera teknike të publikuara thuhej: Formulari A1 plotësohet për tu regjistruar në Maturën Shtetërore 2012 vetëm nga maturantët e vitit 2012. Formulari A1 plotësohet me stilolaps (me një ngjyrë, blu ose të zezë) dhe me shkronja të mëdha të shtypit. Çdo plotësim apo shënim ndryshe nga sa është caktuar, si dhe shkrimi i pakuptueshëm,do ta bënte formularin të pavlefshëm dhe maturanti humbet të drejtën e rregjistrimit.
Sipas udhëzimit të MASH, në rast se maturanti ka bërë gabime në plotësimin e formularit, ai mund të plotësojë një tjetër formular A1, brenda afatit të dorëzimit, duke bërë të pavlefshëm dhe duke e asgjësuar formularin e plotësuar gabim. Çdo formulari A1, pas plotësimit duhet të kontrollohet me kujdes për saktësinë dhe më pas firmoset nga maturanti, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës.
Në fundjavë Mash publikoi programet orietuese në 40 lëndë, programe që maturantët mund t`i përdorin për tu përgatitur për provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Matura Shtetërore 2012- Testet, korrigjim dixhital Tiranë- Provimet e maturës 2012 do të kontrollohen në mënyrë...
  2. Matuara, miratohen formularët A1 DHE A1Z Tiranë- Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar Formularët A1...
  3. Maturantët, plotësimi i formularit A1 fillon në 20 shkurt Tiranë- Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se plotësimi...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›