E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë- Dyshohet se i vuri tritolin makinës së një efektivi, arrestohet 32-vjeçari

Policia e Lezhës ka zbardhur autorësinë e shpërthimit me eksploziv të ndodhur më 15 mars në lagjen “Besëlidhja”, ku u shkatërrua automjeti i një punonjësi policie.

Si rezultat i hetimeve intensive dhe analizës së pamjeve filmike, u identifikua dhe arrestua autori i dyshuar, shtetasi F. Rr., 32 vjeç, me precedent penal në Itali për vjedhje me armë. Ai u kap në fshatin Zhejë, Kurbin, duke drejtuar motorin me të cilin dyshohet se kishte shkuar për të kryer shpërthimin.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një armë gjahu pa leje, duke çuar në procedim penal edhe ndaj babait të tij, N. Rr., 66 vjeç.

Hetimet vijojnë për identifikimin e një tjetër personi që dyshohet se ka bashkëpunuar me 32-vjeçarin në kryerjen e krimit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›