Lezhë, 14 orë i rrethuar nga policia, mban peng të birin
Ka përfunduar pas rreth 14 orësh pengmarrja ne Lezhe me arrestimin e 40 vjeçarit Gjon Pervathit, i cili mbrëmë mori peng te birin e tij te mitur. Pervathi është arrestuar nga policia dhe djali I tij ka shpëtuar pas një tmerri dhe ankthi te kaluar ne banesen e tij ku mbahej peng nga i ati me pistolete tek koka. Atë e bir arritën ne këtë gjendje pas nje konflikti te nisur me fqinjin e tij per një dhi qe ka degjeneruar deri në konfrontim me armë me policinë. Për orë të tëra, Gjon Përvathi ka qëlluar nga banesa e tij me armë zjarri mbi uniformat blu duke kundërshtuar të dorëzohet. Ai ka mbajtur peng djalin e tij të mitur, për t'i shpëtuar kundërpërgjigjes me zjarr të efektivave blu. Ndërsa nuk ka pranuar që t'u përgjigjet as lutjeve të bashkëshortes ka mundur të dalë nga banesa e vëllait të tij, që i kërkonin që të pushonte zjarrin dhe të dorëzohej. Përpjekjet e krerëve të Drejtorisë së Policisë së Lezhës për të negociuar drejtpërdrejtë ose nëpërmjet të afërmve të familjes Përvathi kanë dështuar, ndaj menjëherë është kërkuar ndihma e forcave të FNSH-së së Shkodrës dhe më pas të forcave speciale RENE-as. Ngjarja e rëndë, e cila ka nisur mbrëmë rreth orës 20:00, ka terrorizuar gjithë banorët e zonës.