Zhbllokohet situata e aboneve për urbanët e Tiranës
Pas zhurmës së madhe për mos hedhjen në treg të abonove për muajin maj dhe mos njohjen e asnjë dëshmie nga Shoqata e Transportit Publik, sot janë hedhur në treg abonentë e reja për të njëmbëdhjetë linjat urbane të qytetit të Tiranës. Abonentë dolën në treg pas premtimit të qeverisë për shqyrtimin e projekt vendimit për rritjen e çmimit të biletës.
Pritja për abone bëhet gjithmonë e më gjatë pasi transportipublik është një ndër shërbimet më të kërkuara të qytetarëve për të lëvizur në Tiranë.
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas (SHKTQ) ka marrë vendimin për heqjen e aboneve për shkak të mossubvencionimit nga ministria e Transporteve, për abonetë, librezat dhe dëshmitë e udhëtimit falas sipas premtimit që kjo ministri i ka bërë shoqatës, në bazë të një plan-veprimi në fillim të vitit. Por një arsye tjetër është edhe rritja e çmimit të naftës, që ka sjellë si rezultat reduktim në 50 përqind të numrit të autobusëve që përshkojnë linjën e Tiranës.
Nuk është hera e parë që SHKTQ merr të tillë vendim. Për disa muaj radhazi abonetë dalin me vonese për shkak të mosmarrëveshjeve të çmimit të biletës.
SHKTQ-ja ka deklaruar se drejtuesit e Ministrisë së Transporteve dhe tëFinancave, u kishin premtuar miratimin në janar të një plan-veprimi për zgjidhjen e problemeve lidhur me shërbimin urban. Por kjo çështje u la në harresë. Shoqata e Transportit për të reduktuar shpenzimet që janë rritur ndjeshëm pas shtrenjtimit të naftës dhe mossubvencionimit nga ana e qeverisë të aboneve, librezave dhe dëshmive të kategorive të qytetarëve që udhëtojnë falas, çdo fillim muaj merr vendim për heqjen e tyre, vendim ky që rëndon mbi xhepat e qytetarëve.