E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi kërcënohet me vrasje presidenti Tadic

 

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq është kërcënuar me vrasje për shkak të tradhtisë ndaj vendit të tij, ka bërë të ditur gazeta Blic. Në një letër-kërcënim që është dërguar në adresë të kabinetit të tij, Tadiq ka marrë porosinë se "do të japë llogari për tradhti ndaj vendit dhe si tradhtar i dëshmuar i popullit serb do të marrë atë që i takon – plumbin në lule të ballit"."Vetëm ju, tradhtarët, kijeni parasysh se vepra më e rëndë kundërligjore është tradhtia ndaj popullit dhe shtetit.

Sipas burimeve të kësaj gazete, kjo letër është dërguar nga qyteti Chicago i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por besohet se ajo mund të jetë dërguar edhe nga Serbia. Organet kompetente serbe ndërkaq, ende nuk janë prononcuar rreth kësaj letre. Kërcënimet ndaj Tadiqit thuhet të jenë intensifikuar pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Serbisë dhe BE-së. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje nga forcat nacionaliste në Serbi është cilësuar si pajtim me pavarësinë e Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›