E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, 25-vjeçari vritet brenda në lokal, identifikohet autori

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Krimi, autostrada Lezhë-Tiranë LEZHË - Një 25-vjeçar u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në superstradën Lezhë-Tiranë pranë Kryqëzimit të “Shënkollit”.

Vrasja është shënuar rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në një lokal ku kishte muzikë live. Sipas policisë viktima është Martin Shtjefni. Mëngjesin e sotëm, pas veprimeve hetimore policia deklaroi se identifikoi autorin e vrasjes, i cili është shpallur në kërkim. Ai është Mariglen Përgjini, 26 vjeç nga Manatia e Lezhës. Dyshohet se shkak i vrasjes ka qenë një konflikt i çastit.

VRASJA
Vrasja është shënuar brenda në lokal rreth orës 02:00 të mëngjesit. Autori dhe viktima ishin të ulur në dy tavolina të ndryshme. Nga të dhënat e para hetimore mendohet se mes viktimave dhe autori fillimisht ka pasur ngridje më pas situata ka gjeneruar në përdorimin e armës tip pistoletë nga autori.

HETIMET, POSTBLLOQE PER ARRESTIMIN
Menjëherë pas krimit autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Mëngjesin e sotëm, pas veprimeve hetimore policia deklaroi se identifikoi autorin e vrasjes, i cili është shpallur në kërkim. Ai është Mariglen Përgjini, nga Manatia e Lezhës. Dyshohet se shkak i vrasjes ka qenë një konflikt i çastit. Korrepondenti i TV A1 Report Julian Hila informon se policia ka ngritur postblloqe në autostradën Lezhë- Tiranë por dhe në rrugët rurale për arrestimin e autorit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës. Një grup hetimor po punon për të zbardhur motivet e ngjarjes si dhe gjurmë që mund të çojnë në arrestimin e autorit. Ndërkohë në polici janë shoqëruar disa persona të cilët ndodheshin në lokal në momentin kur ndodhi vrasja.

(Lajmi fillimisht u publikua në orën 05:10, të 10 janarit dhe u përditësua në vazhdim, i fundit në orën 09: 26)
(b.m/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›