E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozet per Ligen mbarekombetare

“Tifozat Kuq e Zi” nuk mjaftohen vetëm me bashkimin Kosovë-Shqipëri. Një kampionat gjithëshqiptar përfshin edhe skuadrat e qyteteve shqiptare në Maqedoni dhe Mal të zi. Ideja është hedhur në faqen e tyre zyrtare.

“Tifozat Kuq e Zi konsiderojnë se Superliga e Futbollit e Shqipërisë, nuk mund të quhet ‘Kampionat Kombëtar’ përderisa në gjirin e saj ka vetëm ekipe nga 29 mijë kilometrat katrorë të saj. Kampionati kombëtar përveç ekipeve nga Shqipëria e Kosova duhet të përfshijë edhe ekipet shqiptare në Iliridë dhe ato në Mal të Zi”.

Tifozët theksojnë se “politika, qeveritë dhe federatat janë informuar prej kohesh si realizohet kjo pa i marrë leje askujt” dhe për të treguar se nuk janë organizëm që jep vetëm kritika, ata ofrojnë edhe zgjidhjen për Ligën Mbarëkombëtare.

“Fifa nuk lejon vende dhe klube jo-anëtare të luajnë me vende dhe klube anëtare. Kosova nuk është anëtare. Zgjidhja: Mjafton që klubet e Kosovës të regjistrohen në Republikën e Shqipërisë. Klubi Prishtina ka kërkuar prej kohesh tek kryeministri, ministri dhe federatat por ende nuk ka marrë përgjigjë. Klubi Prishtina duhet të regjistrohet në Kategorinë e tretë në Shqipëri”

Klubi Prishtina është më i mirë se gjysma e klubeve shqiptare si nivel futbolli, për financa dhe për tifozeri.

Në këtë kuadër, tifozët kërkuan që Prishtina të pranohet me vendim të Ekzekutivit të FSHF-së, së bashku me të paktën 4 klube nga Kosova me buxhet më të lartë se skuadrat e Superligës së tanishme në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›