Vodhi vjehrrin burg per Ismail Xhindin
Gjykata e Durrësit la në burg 21-vjeçarin Ismail Xhindi , i cili akuzohet se në bashkëpunim me të fejuarën e tij Fatma Buziu 18 vjec, i kanë vjedhur shtetasit Shkëlqim Buziu, shumën prej 88 mijë franga dhe 4 milionë lekë në kasafortën e tij.Togat e zeza kanë dhënë masën “arrest me burg” ndaj Xhindit, ndonëse ky nuk e ka pranuar akuzën.
Sipas prokurorës së cështjes Rabjana Halili, ka prova të mjaftueshme që implikojnë të riun si bashkëautor në vjedhjen e parave si dhe për moskallzim krimi.
Para dy ditësh, po i njëjti trup gjykues la në burg dhe të fejuarën e tij Fatma Buziun 18 vjec, me të njtën akuzë.
Dy të rinjtë akuzohen se kanë shpenzuar paratë e vjedhura pa kriter për 6 muaj me radhë, derisa në datën 3 janar janë pikasur nga i ati i vajzës, Shkëlqim Buziu.