E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe vritet me arme nje i ri ne lokal identifikohet autori

Sherri mes të rinjve në një lokal muzike live në Lezhe ka shkaktuar vrasjen e një 25 vjeçari. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes në superstradën Lezhë - Laç në afërsi të kryqëzimit të Shenkollit.

Viktima është Martin Shtjefni nga fshati Gocaj, kurse policia shoqëroi 20 persona djem dhe vajza, të cilët ishin në lokal në momentin e krimit.

Nga dëshmitë e para të rinjtë kishin konsumuar alkool dhe në një moment janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Më pas u dëgjuan të shtëna arme dhe viktima është qëlluar nga persona që ndodheshin në një tavolinë tjetër brenda në lokal.
Policia mori në pyetje personelin e lokalit, të cilet mohuan menjëherë të kishin dijeni për identitetin e autorit. Në pyetje janë marrë edhe deshmitare të tjerë në lokal, ndërkohë që në qeli janë shoqëruar dhjetëra persona.
Ende nuk dihet cili është autori edhe pse Policia thotë se ka dyshime, por po grumbullojnë prova për zbardhjen e plotë të krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›