Lezhë, 3 të arrestuar për një sërë vjedhjesh

Tre persona janë arrestuar sot nga policia e Lezhës pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh në këtë qytet.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Fabio Ndoka 17 vjeç, Aleksandër Ndoka 42 vjeç dhe Ndue Marku 19 vjeç të cilët akuzohen se janë autorë të vjedhjeve të disa dyqaneve dhe automjeteve
Sipas policisë të tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin ka grabitur 7 dyqane dhe disa makina në qytetin e Lezhës.
Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.