E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohej në Shqipëri për vrasje, arrestohet në SHBA për grabitje

Një shqiptar i kërkuar për vrasje në vendin tonë është arrestuar nga policia amerikane në Nju Xhersi pasi dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen e një banke në SHBA.
 

Sipas New York Post, FBI ka arrestuar 26-vjeçarin Shpend Mazari nga Puka pasi dyshohet se ka lidhje me grabitjen e një banke në këtë shtet, ku janë marr rreth 500 mijë dollarë.
 

Sipas autoriteteve amerikane të drejtësisë deri më tani Mazari do të akuzohet nga gjykata federale e Nju Xhersit vetëm për hyrje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.
 

Mazari kërkohet gjithashtu dhe nga Interpol për një vrasje në 2004 në Shqipëri.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›