E Diel, 1 Nëntor 2026

Disiplina debon 9 jave nga stadiumet presidentin lacian

Sipas vendimit te Disiplines presidenti i KF Laci Pashk Laska eshte ndeshkuar per goditje te lojtarit kundershtar ne ambientet e stadiumit. Ai nuk do te mund te futet ne asnje stadium te Shqiperise per 9 ndeshje radhazi. Ne mbarim te ketij denimi Laska duhet te paguaje edhe nje gjobe prej 100 mije lekesh. Ne perfundim te ndeshjes Laci-Skenderbeu ne dalje te stadiumit Laska eshte zene me grushte me lojtarin maqedonas te korcareve Ristevskin. Gjithe skena eshte pare nga vezhguesi i ndeshjes i cili ka bere me pas raportin komisionit. Vec Laskes me 4 ndeshje pezullim dhe 100 mije leke gjobe eshte ndeshkuar edhe lojtari i KF Kastrioti Renaldo Kalari. Ky i fundit mori karton te kuq ne takimin me Dinamon por pervec kartonit ai u denua edhe per gjestin fyes ndaj arbitrit Laver Alla. Ndersa nga klubet jane gjobitur KF Mamurrasi dhe KF Burreli qe te dy me te njejtin motivacion per sjellje te denueshme te lojtareve te ketij ekipi dhe marrjen e 6 kartoneve te verdhe dhe me te njejten gjobe 100 mije leke. Ndersa nga zyrtaret me te ndeshkuarit kane qene Sabahat Kastrati dhe Alfred Sulo te KF Kamza te cilet per sjellje josportive ndaj zyrtarit te ndeshjes jane pezulluar 8 ndeshje dhe gjobitur nga 250 mije leke secili. Reagimi i Laskes

Me te drejte jam denuar dhe nuk kam asnje lloj verejtjeje per ate vendim qe ka marre Komisioni i Disiplines. Megjithate ky vendim ka qene me dy standarde sepse duhej te denohej edhe lojtari i Skenderbeut. Lojtari duhej te denohej aq ndeshje sa vendosen per mua si drejtues. E verteta e ngjarjes qe ndodhi pas ndeshjes eshte ashtu sic kane shkruar ne raport delegati i takimit bashke me vezhguesin e ndeshjes ku thuhej qarte qe maqedonasi me ka ofenduar mua. Une nuk kam ndermend te apeloj vendimin. Do vuaj gabimin qe kam bere por e perseris qe futbollisti me te cilin une debatova nuk duhej te tolerohej ka thene Laska. Renaldo Kalari

Ndihem shume i zhgenjyer pas ketij vendimi sepse po trajtohem si kriminel dhe jo sikur te jem nje futbollist si gjithe te tjeret. Me jane dhene dy kartone te verdhe ne nje kohe rekord. Te gjithe i kane pare pamjet filmike dhe ne rastin e pare duket qarte qe une nuk e meritoja te verdhen. Asnje lloj arbitri ne bote nuk te jep dy kartone te verdhe per dy minuta. I kerkova qe te mos me jepte te verdhe pasi dilja automatikisht me te kuq e per me teper vija nga nje denim i gjate. Gjyqtari e injoroi lutjen time. Me pas i kam vene doren ne fytyre dhe i kam thene faleminderit shume eshte shprehur futbollisti. Liga e Europes

Grupi A
Juventus-Salzburg 0-0
Leh Poznan-Man.Siti 3-1
Injak 30 Arboleda 86 Mozdzen 90/ Adebajor 50
Grupi B
Leverkusen-Aris 1-0
Vidal 90
Rosenborg-At.Madrid 1-2
Henriksen 52/ Aguero 4 Tiago 84
Grupi C
AA Gent-Sporting 3-1
Smolders 7 p Konte 79 Arbeitman 82/ Saleiro 39
Levski Sofje-Lile 2-2
Dembele 11 Gadjev 82/ Td.Melo 35 Ivanov 88 autg
Grupi D
PAOK-Vilareal 1-0
Vieirinja 70
Klub Bryzh-Dinamo Z. 0-2
Samir 55 Biskan 59
Grupi E
BATE Borisov-FC Sherif 3-1
Rodionov 16 Pavlov 70 Bresan 75/ Erokhin 32
Din.Kiev-AZ Alkmar 2-0
Milevski 47 61
Grupi F
CSKA Moske-Palermo 3-1
Honda 47 Nesid 50 54/ Makarone 10
Lozane-Sparta Prage 1-3
Katz 6/ Sonerat 45 Kveuke 75 Boni 90
Grupi G
AEK Athine-Anderleht 1-1
Blanko 48 p/ Polak 55
Hajduk-Zenit Petersburg 2-3
Ljubicic 69 Vukusic 82/ Ionov 32 Hushti 47 p Rosina 51
Grupi H
Getafe-Shtutgart 0-3
Marica 26 Gebhart 64 Harnik 76
OB Odense-Jang Bojs 2-0
Andreasen 12 60
Grupi I
PSV Eindhoven-Debrecen 3-0
Afelaj 22 Reis 44 Vujtnes 88
Sampdoria-Metalist 0-0
Grupi J
Paris SG-Dortmund 0-0
Sevilja-Karpati Lviv 4-0
Alfaro 9 42 igarini 29 Negredo 51
Grupi K
Liverpul-Napoli 1-1
Zherard 76 88 p 89/ Laveci 28
Steaua Bukuresht-Utreht 3-1
Surdu 29 Stanku 52 53/ Mertens 33
Grupi L
FC Porto-Beshiktash 1-1
Falkao 36 p/ Kaveci 61
Rapid Vjena-CSKA Sofje 1-2
Salihi 56 p/ Jancev 51 Markuinjos 65

Leonard Karaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›