E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi Jo zgjedhjes se Nanos President

Ministri ne Top Story Topalli Bode dhe Beja kandidatura potenciale

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi i cili eshte edhe nje nga anetaret me te votuar te Kryesise se Partise Demokratike deklaroi dje se Presidenti i ardhshem do te jete pjese e demokrateve dhe se mazhoranca do te jete e konsoliduar ne lidhje me kandidaturen e saj. I ftuar perpara gazetareve ne emisionin  Top Story te gazetarit Sokol Balla ne Top Channel Olldashi theksoi se PD-ja kishte personalitete te spikatura sic ishte ministri i Financave Ritvan Bode parlamentari Fatos Beja dhe po keshtu kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli. Ai theksoi se mazhoranca kishte te gjitha arsyet per ta zgjedhur ajo Presidentin pasi ne zgjedhjet e vitit 2009 dhe ne zgjedhjet lokale te 2011-s ishte shpallur fituese ne pjesen me te madhe te vendit. Mendoj se Bode eshte ministri me i mire ne kabinet Beja eshte nje parlamentar i spikatur ndersa Topalli i ka dhene Parlamentit shqiptar nje dimension te ri - ishin percaktimet e Olldashit per koleget e tij brenda PD-se duke i quajtur figura te pershtatshme per te mbajtur ate post. Por nga ana tjeter Olldashi u shpreh kunder kandidatures se ish-kreut te Partise Socialiste Fatos Nano per President. Sipas tij Nano ishte jashte realiteteve politike ne vend dhe besonte se profili me i mire i Presidentit te ardhshem duhet te ishte ai i politikanit te angazhuar. Une nuk mendoj se zoti Nano mund te jete President Republike e shikoj te distancuar nga ajo cfare ndodh ne vend. Jam ne favor te nje Presidenti te forte politik dhe jo eksperimenteve me President pa asnje vokacion politik - deklaroi Olldashi. Por pavaresisht kesaj ai theksoi se do te pranonte kandidaturen qe do te miratonte PD-ja dhe aleatet e saj per President pasi ne thelb mandati i tij i perkiste kesaj partie duke qene se listat e deputeteve kane qene te hartuara nga kryetari demokrat Berisha. Nga ana tjeter Sokol Olldashi u shpreh kritik ndaj Presidentit aktual Bamir Topi duke theksuar se partia qe ai po krijonte nuk do te arrite dot ta prekte elektoratin e PD-se. Topi nuk shkeput dot vota nga ne sepse atij ju dekonspirua vota qe dha per Edi Ramen. Por jo vetem kaq ne majin e kaluar ai e goditi me pene PD-ne ndersa ne janarin e 2011-s e goditi kete parti me pushke - theksoi anetari i kryesise se PD-se Olldashi. Nga ana tjeter per sa i perket largimit te Gazmend Oketes nga grupi parlamentar i PD-se per te shkuar ne partine e Topi Olldashi theksoi se deputeti i Durresit u shkeput me vullnetin e tij por la pas disa te paverteta.

Oketa u shkeput me vullnetin e tij por nuk qendron pretendimi qe e kane nxjerr me zor per te lexuar deklaraten kundra Moisiut.  Po keshtu ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese qe sot konteston. Ai tha qe jam kunder listave te mbyllura por eshte pjese e saj - theksoi deputeti demokrat qe udheheq listen e Qarkut te Fierit. Olldashi foli dje edhe punen e tij ne krye te sistemit te transporteve ne vend duke theksuar se qeveria kishte arritur nje efektivitet te plote ne perballimin e situates se emergjences ne shume zona. Nga ana tjeter Olldashi dha edhe lajmin se se shpejti shqiptaret do te paguajne nje takse jo vetem per te kaluar ne Rrugen e Kombit por edhe per akset e tjera nacionale ne vend. Rrjeti kombetar i rrugeve do kaloje me koncesion - theksoi prere Olldashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›