Topalli ish-kryetari i PS te propozohet nga Rama
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shprehet se Fatos Nano nuk mund te jete kandidat i mazhorances per postin e Presidentit te ardhshem. E ftuar ne emisionin televiziv Opinion te gazetarit Blendi Fevziu nenkryetarja e PD-se tha Do e perseris perseri nuk dua ta lidh me emrin. Ne baze te Kushtetutes nese zoti Rama e mbeshtet me votat e duhura ai do te futet ne proceduren e zgjedhjes. Per kandidature nga mazhoranca Nano Per kete ka folur zoti Berisha. Nuk mund te ndodhe kurre qe nje force e qendres se djathte te propozoje kryetarin historik dhe moral te Partise Socialiste kundershtarin politik. Numri dy i PD-se nuk ka pranuar se do te jete ajo kandidatja per President por ka theksuar se jam e ftohte nese propozohet nga PD-ja. Ajo ka shtuar se eshte marre vendimi nga PD-ja se kandidati do te jete nga PD-ja dhe do te jete figure politike. Kandidati per President do te jete figure politike nga PD-ja dhe mazhoranca. Ky eshte nje vendim politik i PD-se - theksoi Topalli. Kryeparlamentarja e cilesoi si jo te drejte qendrimin se ne momentin e rundeve te zgjedhjes se Presidentit duhet te jene prezent 84 deputete. Ndersa ka mohuar se kushti i nje Presidenti konsensual vjen nga nderkombetaret. Pavaresisht nga kontaktet e shpeshta dhe pozitive qe kam besoj se jo vetem nga eksperienca dhe formimi skam pasur nje kompleks te vecante per te thene se kjo eshte nje ceshtje e shqiptare dhe e Kushtetutes. Nuk e them se nuk mund te nderhyjne por nese them se jam per shtetin ligjor asnjeri nuk mund te me tundoje qe une te shoh pertej saj. Asnjehere nuk ma kane hapur nje gje te tille per hir te se vertetes edhe diplomatet shprehen se kjo eshte ceshtje e shqiptareve - tha Topalli.