E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intergrimi, Wollfarth: Palët të bashkëpunojë për reformat

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka kërkuar nga klasa politike shqiptare të bashkëpunojë në përmbushjen e reformave të cilat do të bëjnë të mundur integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
 

Nga qyteti i Fierit ku është takuar me kryebashkiakun Baftjar Zeqaj, ambasadori Wollfarth theksoi se procesi i integrimit duhet të kthehet në një axhendë kombëtare.
 

Sipas tij politika duhet t`i kushtojë vëmendje të veçantë rekomandimeve të Bashkimit Europian ndërsa shtoi se ecja përpara me reformat është përgjegjësi e klasës politike.
 

Ndërsa i është referuar reformës zgjedhore, ambasadori Wollfarth theksoi se OSBE-ja është e gatshme të asistojë për ndryshimet në kodin zgjedhor por shtoi se reforma zgjedhore duhet të ketë bashkëpunimin e të dyja palëve.

Ndërkohë një ditë më parë, komisioneri për zgjerimin, Stefan Fule, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm, Edmon Haxhinasto bëri thirrje për bashkëpunim dhe plotësimin e 12 rekomandimeve të BE-së.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›