Lezhë, Berisha çel sezonin turistik: Problem mbeturinat
LEZHË- Kryeministri Berisha cel në Shëngjin sezonin turistik për vitin 2012. Në fjalën përshëndetëse ai garantoi se qeveria do të bëjë gjithcka për të përmirësuar kushtet e mikpritjes.
“Jam sot këtu, për tu angazhuar para jush, se qeveria do të bëjë gjithcka që cdo vit kushtet e mikpritjes suaj, kushtet e banimit, të jetesës, të argëtimit, të miqve, të vizitorëve, por edhe të juajat, të bëhen gjithnjë e më të mira. Turizmi është shndërruar sot një degë kryesore të ekonomisë shqiptare”,- deklaroi Berisha.
Ndërkohë, duke e konsideruar turizmin degën kryesore të ekonomisë, Berisha theksoi si mangësi të kësaj fushe, mbeturinat në zonat bregdetare.
“E tërë kjo bukuri, e cila për për tu njohur, nga Europa dhe bota, e ka një problem dhe problemi janë mbeturinat, të cilat ti kap syri rëndom, aty ku nuk duhet. Ky është problemi ynë. Por, jam optimist që në do të dimë gjithnjë më shpejtë dhe më mirë ta trajtojmë këtë problem. Ndaj dhe thirrja ime ndaj jush, ndaj të gjithë shqiptarëve, burrave dhe grave, fëmijëve dhe të moshuarve, të mendojmë se si ta mbajmë më pastër mjedisin përreth”,- theksoi kryeministri Berisha.
(el.me/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Lezhë, Berisha cel sezonin turistik: Problem mbeturinat Himarë, ndërtimet pa leje, Rama: Ligj për vijën bregdetare Sarandë, çelet sezoni "Verë 2012"