Itali- Shpërthim bombe në shkollë, vdes nxënësja 16 vjeçare
Brindizi- Si pasojë e shpërthimit të një bombe në një shkollë në qytetin e Brindizit në Itali, kanë gjetur vdekjen 1 nxënëse dhe janë plagosur 7 të tjera.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07:45 të ditës së sotme në momentin që nxënësit po grumbulloheshin në shkollën Francesca Morvillo Falcone.
Mësohet se nxënësja që humbi jetën pas shpërthimit quhet Melissa Bassi 16-vjeçe, ndërsa adoleshentja Veronika Kapodieci është në gjendje të rëndë.
Lënda shpërthyese ishte vendosur në një çantë para shkollës dhe ishte e përbërë nga tre bombula gazi, por askush nuk e ka marrë autorsinë e krimit.
Hetimet po vazhdojnë por sipas institucioneve lokale përgjegjëse e këtij sulmi është mafia vendase.
