E Diel, 1 Nëntor 2026

The Guardian: Aleksis Cipras, njeriu që ka në duar fatin e euros

LONDER - "Britania e Madhe nuk do ta rimarrë kurrë veten, nëse Greqia do të lërë euron", kështu shkruhet në artikullin që boton sot britanikja “The Guardian”, shkrim që shoqërohet me foton e kreut të SYRIZA, Alexis Cipras, me flokë të gjatë.

Gazeta e përshkruan kreun e SYRIZA-s, si njeriun që mban të ardhmen e euros, në duart e tij.

“Një dalje e mundshme e Greqisë nga euro, rrezikon të zhytë Britaninë në një recesion të dytë, të barabartë me egërsinë e recesionit të viteve 2008-09, sipas një eksperti. Robert Chote, kryetar i Zyrës së Buxhetit, paralajmëroi se ekziston rrezik i madh nga recesioni, i cili do të bëjë dëme të pariparueshme në Britani.

Në një intervistë ekskluzive për "The Guardian", 37 vjeçari Aleksis Cipras, që gazeta e cilëson si “politikanin grek gjithnjë e më të fuqishëm”, tha se është i vendosur "për të ndaluar eksperimentin me politikat shtrënguese të vendosura nga Gjermania”. Ai i përshkroi rritjen e taksave dhe shkurtimet, si "një krim kundër popullit grek".

Në të njëjtën kohë, Cipras ka thënë se ai dëshiron që Greqia të mbetet në euro, por të luftojë kapitalizmin. "Nga njëra anë janë punëtorët, shumica e botës dhe nga ana tjetër kapitalistët, bankierët, etj. Kjo është një luftë midis popujve dhe kapitalistëve ... Ky është sistemi ndërkombëtar financiar, ku bankat fitojnë më shumë", thotë ai.

Sipas analistit të Zyrës për përgjegjësitë buxhetore, Britania e Madhe do të zhytet në recesion për dy vjet. Deflacioni dhe papunësia do të arrijë në pothuajse 11% me borxhin që do të arrijë mbi 90% të PBB. 

Tek linku i mëposhtëm, mund të lexoni shkrimin tek "The Guardian"
http://www.guardian.co.uk/business/2012/may/18/uk-greece-exits-euro
Lidhje te tjera http://www.guardian.co.uk/business/2012/may/18/uk-greece-exits-euro

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›