E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon fluturimi i anijes private kozmike

SHBA- Dështon fluturimi i parë i raketës kozmike në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, vetëm pak momente para se të shkëputej nga toka në Floridë.

Numërimi së prapthi për raketën SpaceX Falcon 9 arriti deri në zero, para se të ndalej nga një fikje automatike nga kompjuterët.

Është e paqartë se kur do të rilancohet raketa.

Prodhuesit e raketës së njohur si SpaceX _ Space Technologies Corp shpresojën t’io bahskohen listës të ngushtë të qeverive në fluturimet në stacionin hapësinor.

Deri tani, vetëm agjencitë e hapësirës të Rusisë, Japonisë dhe Evropës kanë qenë në gjendje të dërgojnë anijet e furnizimit në këtë stacion.

Shtetet e Bashkuara kishin po ashtu këtë aftësi, derisa të braktisëmn programin 30 vjeçar të anijeve kozime, në vitin 2011.
(el.me/Europa e Lirë/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›