E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe/ Kryebashkiaku i Shkodres perfshihet ne aksident, s'ka pasoja

Aksident pa pasoja te renda per kryetarin e bashkise se Shkodres, Lorenc Luka. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, ne kryqezimin e Gjadrit ne Lezhe, kur mjeti ne te cilin udhetonte kryebashkiaku u perfshi ne nje karambol ne kthese. Sipas informacioneve te policise vendore qe kreu dhe hetimet, makina e kryetarit u perplas me nje tjeter mjet, qe e ka goditur nga pas, nderkohe mesohet se Luka nuk ka pesuar deme. Tre persona te tjere qe udhetonin ne makinen e dyte, jane lenduar lehte dhe jane derguar ne spital per mjekim. Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per te zbardhur motivet e ngjarjes, ndersa dyshohet per nje pakujdesi ne drejtim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›