E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtron ortaket e banken, zhduket biznesmeni italian

Durres- Telashet per biznesmenin italian, Vito Ludovico nuk kane te sosur. Pas denoncimit per vjedhje me ane te mashtrimit, nga dy ortaket e tij shqiptare ne Kucove, ndaj 48-vjecarit ka ardhur nje tjeter procedim penal nga Policia e Durresit. Shkak eshte bere kallezimi penal i nje prej bankave italiane me filial edhe ne Shqiperi, qe e akuzon Ludovicon per terheqjen e nje valute prej 15 mije eurosh, duke paraqitur dokumente te falsifikuara te plotesuara ne Itali. Burime zyrtare te policise vendore, bene me dije dje se nisen hetimet ne mungese ndaj biznesmenit, kurse shuma e terhequr nga banka korrespondon me ate te denoncuar nga dy ortaket ne Kucove, te cileve italiani u kishte marre 1.5 milione leke dhe 5 mije euro. Parate ishin marre per te ngritur biznesin duke shfrytezuar token e dy shqiptareve qe i ka bere aksionere, por me pas eshte zhdukur duke mos lene asnje gjurme.

Zyra e Antikrimit Ekonomik ne Durres, ka nisur procedimin penal ndaj biznesmenit menjehere sapo ka marre ne dore dokumentacionin e depozituar nga banka. Nepermjet mashtrimit me dokumentet false, sikur kishte nje llogari rrjedhese prej 450 mije eurosh dhe pasuri te paluajtshme ne biznese, Ludovico ka mundur te aplikoje per nje hua prej 15 mije eurosh ne filialin e bankes ne Durres. Ndaj 48-vjecarit jane ngritur akuzat ne mungese, per "mashtrim" dhe "falsifikim dokumentesh". Biznesmeni nga Bari, me banim ne Torino te Italise, eshte zhdukur prej disa muajsh nga Shqiperia dhe zoteron shoqerine "LVL Import-Eksport", me seli ne Kucove. Fillimisht ai ka mashtruar drejtorin e filialit te bankes ne Avigliana te Italise dhe me pas ata ne Durres, duke bere te mundur marrjen e valutes prej 15 mije eurosh. Shuma eshte derdhur prej muajit shkurt te ketij viti dhe e shqetesuar per zvarritjen e derdhjes se kesteve, banka ka nisur nje hetim te brendshem dhe me pas ka kerkuar ndihmen e prokurorise dhe policise. Grupi hetimor ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale dokumentin e leshuar nga banka italiane, si dhe dokumentacionin e terheqjes se parave ne degen e Durresit. Dy banore te fshatit Perondi ne Kucove, paditen te paret Ludovicon ne muajin prill te ketij viti, se pas nje marreveshje ligjore kishin projektuar zgjerimin e biznesit qe italiani kishte hapur ne fshatin e tyre duke paguar 2.2 milione leke me qellimin per t'u bere ortake. Italiani kishte kerkuar ortakeri prej muajit tetor te vitit 2008 dhe kishte hapur nje stalle ku rriste lope dhe ushtronte biznesin, duke tregtuar nenproduktet e tyre. Duke pare ecurine e biznesit, shqiptaret kane pranuar te investojne, por pasi ka marre parate, 48-vjecari eshte zhdukur pa gjurme, teksa "ortaket" e tij prisnin ndertimin e baxhos se re.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›