E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, Topalli feston me fëmijët e policëve të vrarë, u shpërndan dhurata

Tiranë, 22 dhjetor NOA - Në këtë prag Krishtlindjesh dhe Vitit të ri, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka ndarë gëzimin e festave me fëmijët e punonjësve të policisë të rënë në detyrë, të qarkut të Lezhës.

Duke u uruar fëmijëve një jetë plot gëzim, shëndet fat e lumturi, Kryetarja e Kuvendit tha se ju ashtu si të gjithë ne, jemi krenarë për ata djem e burra të policisë që sakrifikuan për shtetin. Duhet të jeni shumë krenarë, për prindërit tuaj, për nënën tuaj që ka forcën dhe kurajën që tju rrisë fëmijë të mirë, të edukuar e të shëndetshëm, për tjua bërë jetën të gëzueshme dhe për emrin që ju ka lënë babai juaj. Duhet të jeni shumë krenarë, sepse ska gjë më të shenjtë sesa të mbash një emër për të cilin ti nderohesh gjithë jetën. Dua tju them se shteti ka për detyrë, ne në Kuvend kemi bërë ligje duke menduar për statusin tuaj, për secilin prej jush që të ketë të sigurt pensionin deri në moshën që ju të bëheni të zotë për jetën tuaj dhe për të ecur përpara tha Topalli para fëmijëve të policëve të vrarë në krye të detyrës.. Derën e Kuvendit për sa kohë që unë do të jem Kryetare, por besoj edhe të tjerët pas meje do ta gjeni gjithmonë të hapur. Edhe më të mira do ti bëjmë ligjet që tju mbrojnë ju. Kjo është detyra jonë, detyra e shtetit që tju garantojë dhe tju bëjë të mundur që mos tju mungojë asgjë tha më tej kryeparlamentarja. Kryetarja e Kuvendit falënderoi Drejtorin e policisë së Qarkut Lezhë për përkushtimin e tij, por në mënyrë të veçantë nënat e fëmijëve për kurajën dhe modelin e jashtëzakonshëm. k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›