E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë/ Tritol portës së një banese, policia nis hetimet

Një shpërthim me tritol ka tronditur Ishull-Lezhën në orët e para të mëngjesit (7 shtator). Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se në lënda plasëse është vendosur në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit S.Q. Policia informon se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por janë regjistruar dëme material.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

“Rreth orës 03:50, në Ishull-Lezhë, në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit S. Q., ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›