Kinë, një tjetër tërmet, 1 i vdekur dhe 400 të plagosur
Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti ka goditur sot Chengdu, kryeqytetin e Sichuan, krahina e jug-perëndimit në Kine. Njërëzit dolën në rrugë në tentativë për t’u mbrojtur, duke braktisur zyrat dhe shtëpitë sepse kishin frikë nga shembjet. Duke pasur parasysh nga tërmeti që ndodhi në 12 majin e shkuar. Nga kjo lëkundje sipas burimeve pati një të vdekur dhe 400 të plagosur. Ndërkohë është rritur bilanci zyrtar i viktimave nga tërmeti që goditi Kinën në 12 maj. Numri ka shkuar në 62.664 mijë viktima dhe ka 23.775 mijë njerëz që rezultojnë të humbur. Këtë ka deklaruar sot zëdhënësi i Këshillit të Shtetit në Pekin.