Lezhë, aksident me dy të plagosur
Një makinë e cila i ndërpret rrugën një furgoni ka sjellë dhe aksidentin e radhës, me dy të plagosur në Lezhë.
Ngjarja është raportuar në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku një makinë është përplasur me një furgon në kryqëzimin e “Shënkollit”.
Mësohet se të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Lezhës, për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet paraprake.