E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, aksident mjeti del nga rruga plagosen dy të rinj

LEZHE-Dy të rinj kanë mbetur të plagosur sot paradite si pasoje një aksidenti me makinë në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë.

Policia bëri të ditur se të plagosur nga aksidenti kanë mbetur Fatjon Perkeci 23 vjeç dhe Ndue Ndoj, 26 vjeç. Mjeti me targa LE2345A i drejtuar nga Fatjon Perkeci doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe tek vendi i njohur si kthesa e Rrilës.

Dy të rinjtë janë dërguar në spitalin e Lezhë për mjekim nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›