Lezhë, aksident rrugor, dy të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Shkak i këtij aksidenti ka qenë përplasja e automjetit tip Benz 190 me një mbikalim të ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër në drejtim të Balldresë. Ndërkohë mësohet se njëri prej personave të plagosur është Gëzim Gega, i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit. Gega njëkohësisht është edhe punonjës policie në Komisariatin e qytetit të Lezhës. Ende nuk bëhet i ditur emri i personit të dytë të plagosur. Të dy të plagosurit janë nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë pasi paraqiten në gjendje të rëndë për jetën.