Shqipëri-USAID, partneritet për antikorrupsion
Shqipëria filloi sot në partneritet të dytë dyvjeçar me Agjensinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për antikorrupsionin në kuadër të Programit të Pragut të Sfidës së Mijëvjeçarit. Marrëveshja dypalëshe me USAID-in e angazhon Shqipërinë në reforma të përcaktuara që synojnë të reduktojnë korrupsionin dhe të forcojnë shtetin e së drejtës. Në këto reforma Shqipëria do të asistohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.