Lezhe aksidentohet rende ish-polici

Ende pa nisur sezoni turistik eshte shenuar nje aksident i rende automobilistik ne rrugen Lezhe-Shengjin ku si pasoje eshte plagosur rende nje ish-efektiv policie 64 vjec. Burime policore deklarojne se 64-vjecari Ndue Ziqi ka qene duke udhetuar me motociklete nga Shengjini ne drejtim te Lezhes dhe eshte goditur nga pas nga nje automjet tip Benz me targa LE 8960 A qe drejtohej nga 28- vjecari Altin Hajako nga Lezha.
Mesohet se automjeti po levizte me shpejtesi tej normave te lejuara pasi po transportonte dy te semure ne spitalin rajonal te Lezhes dhe per pasoje eshte perplasur me motocikleten. 64-vjecari Ndue Ziqi eshte transportuar me urgjence ne spitalin rajonal te Lezhes ne gjendje te rende shendetesore.
Sipas hetimeve paraprake policore shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe e drejtuesit te automjetit.
Lezha eshte nje nder qarqet me numrin me te larte te aksidenteve automobilistike te cilat shenohen kryesisht ne superstrade por edhe ne kryqezimet me rruget dytesore ndersa ne rrugen Lezhe-Shengjin numri me i larte i tyre shenohet ne sezonin turistik.