E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Kruja nje model i perparimit urban

Kreu i opozites Edi Rama u ka premtuar dje banoreve te Fushe-Krujes se Partia Socialiste do te hape vende te reja pune per te rinjte ne te gjithe qarkun e Durresit. I shoqeruar nga kater deputete Rama ka prezantuar dje kandidatin opozites Gjon Bardhin.

Une besoj ne te gjithe besojme se me 8 maj me voten tuaj ne mund te hapim nje rruge te re per Fushe-Krujen Krujen dhe te gjithe qarkun e Durresit. Jeni te vetedijshem per te fituar kohen e humbur me politiken e vjeter te shpenzimeve e te shperdorimeve pa fund qe nuk ka sjelle ne jetet tuaja mireqenien qe ju meritoni.

Ate qe pushteti i vjedhur per te vjedhur Shqiperine i ka bere Krujes se Skenderbeut nuk ia ka bere asnje pushtues - tha dje Rama. Ai akuzoi mazhorancen se po shkakton rrenimin e perditshem te te gjithe zones per shkak se te gjitha pasurite jane grumbulluar ne duart e disa personave.

Te gjithe se bashku do te mund te ndertojme ketu ne Fushe-Kruje nje model te mire zhvillimi te qendrueshem nje model te mire bashkejetese qytetare mes te gjithe qytetareve te Fushe-Krujes qofshin socialiste qofshin demokrate. Nje model te mire perparimi urban ekonomik dhe social. Sa shume shqiptare e shqiptare edhe ketu ne Fushe Kruje dhe ne te gjithe rrethin tuaj kane humbur punen gjate ketyre viteve.

Sa shume shqiptare e shqiptare njerez te zakonshem te ketij vendi familje te zakonshme qe mezi mberrijne fundin e vitit e ndjejne perdite e me te pamundur te perballen me cmimet qe shumefishohen me faturat qe shtrenjtohen dhe me te gjitha ato veshtiresi qe lidhen me taksat e thena por edhe me taksen e pathene te kusarise - tha dje Edi Rama nga Fushe-Kruja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›