Idrizi Kerkojme voten per zgjidhjen e ceshtjes came
Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet celi dje fushaten e saj elektorale ne qytetet e Delvines dhe Sarandes ne prani te qindra simpatizanteve te saj. Gjate takimit te zhvilluar ne Sarande kryetari i PDIU-se Shpetim Idrizi gjeti rastin te bente thirrje per qetesi gjate fushates zgjedhore dhe u kerkoi forcave te medha politike te vendosen ne krah te qytetareve per te mundesuar integrimin europian. Keto zgjedhje jane jetike per vendin tone. E humbem nje here shansin per te fituar statusin e vendit kandidat ne BE. Tani eshte rasti qe ta fitojme kete te drejte dhe kjo arrihet vetem nepermjet zgjedhjeve me standarde te plotesuara. Dhuna qe shfaqet ne keto zgjedhje eshte e patolerueshme. Partite e medha duhet te largohen nga ekseset deklaroi Idrizi. Nga ana tjeter ne Delvine fjalimi i deputetit Idrizi u perqendrua te kontributi se secili qytetar duhet te jepte per ceshtjen kombetare. Ne kerkojme sot voten tuaj. Ne kerkojme sot voten per zgjidhjen e ceshtjes kombetare per zgjidhjen e ceshtjes came per bashkimin ekonomik me Kosoven per ruajtjen e trashegimise kulturore. Ne kerkojme sot voten e te gjithe patrioteve shqiptare qe te na mbeshtesin ne rrugen tone per te vijuar presionin pozitiv ndaj aktoreve politike u shpreh Idrizi. Presidenti i Nderit i PDIU-se Tahir Muhedini u shpreh ne kinoteatrin e qytetit se ka ardhur casti qe te mbeshtetet ceshtja kombetare pa dallim nga origjina e votuesve sepse te gjithe jemi shqiptare.