Fiton ne kazino grabitet 17-vjecari
Fiton nje shume te konsiderueshme parash ne kazino e ndersa kthehet ne shtepi bie pre e nje sulmi per ta grabitur duke rrezikuar jeten. Ngjarja ndodhi ne oret e vona te mbremjes se te henes ne rrethin e Fierit ndersa viktime e dhunes ishte nje 17-vjecar. Burime nga policia u shprehen se dje u be e mundur arrestimi i dy autoreve te cilet rezultojne te jene Gerald Mahmutaj dhe Gazmira Xhafa te dy 20-vjecare. Nderkohe adoleshenti ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten.
Mesohet se gjithcka ndodhi rreth ores 2200 te se henes. Sipas ndertimit te ngjarjes qe bene ekspertet e policise 17-vjecari E.H. lujti ne lojerat e fatit deri vone e duket se ky fat i buzeqeshi pasi mundi te fitonte rreth 850 euro. Pas kesaj ai i drejtohet shtepise se vet.
Por ne kete kohe pak pa mberritur ne lagjen Apolonia ku edhe banonte i dalin perpara dy persona te cilet e godasin me mjete te forta ne koke befasisht dhe i marrin te gjitha parate qe kishte me vete. Te dy grabitesit largohen dhe e lene djaloshin te shtrire ne toke pa ndjenja. Thirrjet e te riut ndersa u godit jane degjuar nga familjaret te cilet kane dale menjehere dhe pasi kane gjetur djalin e shtepise pertoke e kane marre dhe e kane cuar ne spital.
Ishin mjeket ata qe njoftuan policine per ngjarjen e cila priti zgjimin e djaloshit per ta marre ne pyetje nderkohe qe u moren edhe deshmite e te afermve dhe shokeve te tij.
Pergjate kesaj kohe u arrit te zbulohej se adoleshenti para se te goditej kishte luajtur ne lojerat e fatit dhe kishte fituar nje shume te konsiderueshme parash dhe nje gje e tille eshte pare edhe nga te pranishmit. Ka qene kjo fillesa e zbulimit te autoreve te ngjarjes. Policia mundi te zbardhe se grabitesit ishin pikerisht dy 20-vjecare njeri nga fshati Ferme-lirim dhe tjetri nga fshati Dermenas.
Gerald Mahmutaj dhe Gazmir Xhafa u vune ne pranga ndersa policia njoftoi se te parit iu gjet nje sasi prej 250 eurosh nderkohe qe ne total u grabit nje shume prej 850 eurosh e fituar prej 17-vjecarit ne lojerat e fatit. Adoleshenti eshte ne spital jashte rrezikut per jeten gjithsesi jo ne gjendje shume te mire pasi goditjet i ka marre ne koke.