Lezhë, arrestohet farmacistja, fuste lëndë narkotike në burg
LEZHE- Dyshohej se fuste lëndë narkotike në burgun e Shën Kollit, arrestohet farmacistja e burgut. Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Lezhës, sipas së cilës Bardha Prenga është kapur në flagrancë me rreth 3 gram lëndë, të dyshuar si lëndë narkotike.
32-vjecarja punonte në farmacinë e saj brenda burgut gjë e cila mendohet se i ka lehtësuar futjen e lëndës narkotike për të burgosurit. Arrestimi i Prengës u bë i mundur nga krimi i organizuar në drejtorinë e policisë Lezhë, në bashkepunim me burgun e Shen Kollit.
Mësohet se 32-vjecarja ishte nën vëzhgim gjatë gjithë ditës së djeshme, pas një informacioni të marrë në rrugë operative. Ndërkaq vazhdojnë hetimet në lidhje me këtë cështje.
(m.a/News24/BalkanWeb)