Vasilakis: Maqedonia, emër të përbërë për të hyrë në BE
NJU JORK- I dërguari i OKB-së, për çështjen e emrit, Metju Nimic mbrëmë në një Nju Jork ka realizuar një takim me negociatorin grek, Adamntis Vasilakis.
Siç njoftojnë mediat greke, Vasilakis në takim sërish ka ritheksuar qëndrimin e Athinës se zgjidhja e kontestit është një emër i përbërë me përcaktim gjeografik, për përdorim nga të gjithë.
Negociatori grek ka theksuar se pa zgjidhjen e kontestit të emrit nuk është i mundur fillimi i negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkim Evropian.
Metju Nimic, nesër do të takohet me negociatorin maqedonas, ambasadori, Zoran Jolevski, kurse pas këtij takimi pritet një takim i përbashkët me përfaqësuesit e të dy vendeve, palë në negociata.
Ndërkohë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Drucas deklaroi se propozimi i fundit i Nimicit “ Republika Veriore e Maqedonisë” do të mund të ishte bazë për vazhdimin e negociatave për emrin.
(m.a/ina/BalkanWeb)