E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, certifikata për ushtarët profesionistë pas hyrejes në NATO

VLORE- Certifikohen 60 ushtarë profesionistë të brigadës së stërvitjes bazë, në Vlorë. Ceremonia është zhvilluar ditën e djeshme në banzën ushtarake të Bunavisë, ku morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura Maksim Malaj, efektivë policie dhe nxënës shkollash.

Ushtarët janë kontigjenti i parë të certifikuar si profesionistë pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Përgatitja e tyre nisi që prej vitit 2003 dhe dje ata kanë finalizuar ciklin e 22-të stërvitor. Në këtë cikël kanë marrë pjesë rekrutë të shërbimit të detyruar ushtarak, ushtarët profesionistë, të cilët do të kenë mundësi të vijojnë karrierën ushtarake, studentë të akademisë ushtarake dhe studentë të tjerë.
Shefi i shtabit të përgjithsëm Malaj tha se forcat ushtarake do të jenë të angazhuara në misione të ndryshme ndërkombëtare.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›