E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Europës, Tirana kualifikohet në turin e dytë

Tirana u kualifikua në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës, pasi fitoi 1-0 në kohën shtesë me Zalaegerszegi TE, falë një goli të realizuar nga Erando Karabeci në minutën e 107-të, pasi më parë në të 90'+3, Sebino Plaku kishte humbur një penallti. Takimi i parë në "Qemal Stafa" kishte përfunduar në barazim pa gola.

Në turin e dytë eliminator, Tirana do të përballet me holandezët e Utrehtit, ndërkohë po në këtë fazë të këtij kompeticioni, Besa e Kavajës, fituesja e Kupës së Shqipërisë do të sfidojë gjigantët grekë të Olimpiakosit të Pireut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›