E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: Shkurtimenë buxhet, rritje tëpagave të ulta

TIRANE- Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen e rrogave të punonjësve të administratës. Gjatë mbledhjes së qeverisë pasditen e sotme, kryeministri Berisha rikonfirmoi planin e qeverisë së tij për rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe shkurtimet në buxhetin e shtetit.

“Ne nuk heqim dorë nga premtimi ynë. Të ardhurat e realizuara këtë 6 mujor prej 151 miliardë lekësh bëjnë të mundur rritjen e rrogave”, u shpreh kryeministri Berisha.
Ai renditi kategoritë të cilat do të përfitojnë nga rritja ndërsa theksoi se nuk do të ketë asnjë përfitim për pagat e larta, të cilat do të mbeten të pandryshuara.

“Do rriten rrogat e infermierëve me 9%, të mësuesve me 6%, forcave të armatosura, nënpunësve të prefekturave, të agjentëve të policisë për mbrojtjen nga zjarri, atyre të SHISH, të sistemit doganor, të shërbimit pyjor dhe të sistemit tatimor, nga 4 në 5.2%. Rrogat e ulëta do të rriten me 10% ndërsa kësaj radhe nuk rritet asnjë nga rrogat e larta. Propozimi i bërë për të rritur me 2.5% rrogat e larta nuk do të miratohet.
Shpresoj që kjo masë e qeverisë të përshëndetet dhe nga opozita sepse ky ishte dhe një propozim i saj” u shpreh Berisha.

Ndërkohë qeveria ka miratuar edhe shkurtime në buxhet. Sipas kryeministrit Berisha, kjo masë merret për t’u mbrojtur nga kriza ekonomike botërore.

“Jemi mbledhur për të miratuar edhe shkurtimet në buxhetin e shtetit. Për të ulur deficitin buxhetor dhe për të mos lejuar rritjen e borxheve. Këto shkurtime janë të domosdoshme në mënyrë që të përballemi me sukses me këtë mjegullnajë financiare dhe ekonomike që ka pushtuar një pjesë të gjerë të kontinentit” theksoi kreu i qeverisë.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, kryeministri nuk ka dhënë shifra, por më parë ai ka deklaruar se shpenzimet do të shkurtohen me 25 për qind, shifër kjo ekuivalente me rreth 30 miliardë lekë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›