Lezhë, arrestohet për vjedhje 19-vjeçari

Policia e Lezhës ka ndaluar një 19-vjeçar pasi akuzohet për vjedhje. Burime nga policia bëjnë me dije se është ndaluar Agustin Nikolli 19 vjeç me banim në fshatin Shënkoll të rrethit Lezhë për veprën penale të "Vjedhjes", ngjarje për të cilën është regjistruar procedimi penal në Prokurorinë e Rrethit Lezhë për vitin 2011.
Ndalimi i 19-vjeçarit u bë në lagjen "Skënderbej" të qytetit të Lezhës, pasi ka qenë person i shpallur në kërkim për vjedhje.
Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të "Vjedhjes", në ngarkim të shtetasit Agustin Nikolli.