SHBA dërgon specialistë të tjerë në Japoni

SHBA-ja pritet të dërgojë sot në Japoni specialistë të tjerë për energjinë bërthamore nga SHBA. 34 specialistët amerikanë do të ofrojnë ndihmë teknike.
Pjesë e detyrës së tyre është edhe analiza e pasojave të mundshme për popullsinë të radioaktivitetit të çliruar nga reaktorët e dëmtuar. Pas autoritetit francez ASN tani edhe një institut i pavarur kërkimor në SHBA e klasifikoi avarinë në Fukushima të shkallës 6 nga gjithsej 7.
Nuk përjashtohet mundësia që avaria të klasifikohet edhe e shkallës 7, kanë shprehur shqetësimin ekspertët e Institutit për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare (Isis) në Uashington. Shkalla 7 është arritur deri tani vetëm në rastin e katastrofës së Çernobilit në 1986.