E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe arrestohet tritolvenesi

Policia e Lezhës ka vënë në pranga edhe personin e shtatë të akuzuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në shtyllat e tensionit të lartë në Kallmet të Lezhës. Kastriot Gjeloshi 24 vjeç nga fshati Torovicë e Lezhës është vënë në pranga mbrëmjen e sotme nga uniformat blu  pasi më parë ishte shpallur në kërkim, por identiteti i tij nuk ishte bërë publik. 24 vjeçari Gjeloshi është personi i shtatë që vihet në pranga për tritolvënie, ndërsa bashkëpunëtorët e tij të akuzuar dhe ata për të njëjtën vepër penale ishin ndaluar më parë nga një operacion i përbashkët i drejtorive të policisë, Lezhë e Shkodër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›