Sondazhet Putin do marre 2/3 e votave ne zgjedhjet e marsit

Në mes të zemërimit të rusëve dhe protestave të vazhdueshme kundër rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në vend, kryeministri i vendit, njëherësh kandidat për zgjedhjet presidenciale, Vladimir Putin, duket se ka akoma shumë shanse për t’u rikthyer në krye të Kremlinit. Sondazhi më i fundit tregon se Putin do të fitojë 63-66 për qind të votave. Kundështari i tij më i fortë, komunisti Gennady Dyuganov do të marrë 15 për qind të votave. Putin do të arrijë të rimarrë sërish postin e presidentit, duke fituar 2/3 e votave në zgjedhjet e muajit mars, Megjithatë përballet me një minoritet tejet domethënës që kundërshton qeverisjen e tij. Lev Gudkov, drejtor i qendrës së sondazheve Levada, më e madhja qendër e pavarur në Rusi shprehet se sondazhet për Putin janë mjaft optimiste .
"Nëse do të shikoni gjetjet e fundit, 43-46 për qind e atyre që kanë të drejtë vote, janë gati të mbështesin Putin. Nëse marrim parasysh edhe ata që e kanë mbledhur mendjen se për kë do të votojnë, atëherë del që kryeministri aktual do të fitojë nga 63 në 66 për qind"
Sipas tij, elementi i ri është opozita në rritje. Përqindja e atyre që mendojnë se zgjedhjet nuk do të jenë të drejta është rreth 44. Putin kohët e fundit është përballur me protesta masive më të mëdhatë të zhvilluara ndonjëherë në vend, mirëpo duket i vendosur drejt presidencës.